Ja kundërshtarët e skuadrave shqiptare më raundin e dytë...nëse kalojnë të parin

Ja kundërshtarët e skuadrave shqiptare më raundin e
Shorti i orës 13:00 i hedhur sot në Nyon të Zvicrës njeh Tiranën me rivalin e përballjes së turit të dytë në rast kualifikimi përballë FC Dinamo Batumi.

Goglat vendosën që ekipi bardheblu të udhëtojë drejt Turqisë për t’u përballur me Beşiktaş J.K. në ndeshjen e parë të këtij raundi.

Ndërkohë, Vllaznia, në rast kualifikimi ndaj Linfield FC në turin e parë, në turin e dytë të “Uefa Europa Conference League”, do të ndeshet me ekipin polak MKS Pogoń Szczecin.

Ndërkohë që Egnatia do të ketë përballë skuadrën greke të ARIS Selanik por fillimisht duhet të kalojë Ararat.