Newcastle i fiksuar me mesfushorët në Milano, pas Barella-s kërkon yllin e Milanit

Newcastle është hedhur në sulm për të afruar sa më shpejt një mesfushor me cilësi të mëdha teknike e fizike dhe pazarin synon ta bëjë në Milano.

Pasi nuk i eci oferta 60 milionëshe për zikaltërin Nicolo Barella, klubi i pronarëve arabë po tenton të joshë yllin e mesfushës së Milanit, Sandro Tonali.

Milani është i prerë në këtë pikë pasi kërkon jo më pak se 80 milionë për lojtarin që e transferoi nga Empoli për 20.

A do të finalizohet marrëveshja? Vështirë që Newcastle të shpenzojë një shumë të tillë por palët mund të takohen rrugës në çmimin 70 milionë.