E mbyllur/ Brozovic në Arabinë Saudite, Asllani mund të rivalizojë me një mesfushor të ri

E mbyllur/ Brozovic në Arabinë Saudite, Asllani mund të
Marcelo Brozovic do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite pasi në adresë të mesfushorit të Interit ka ardhur një ofertë e parezistueshme.

Pas 8 viteve në “San Siro”, kroati është gati t’i japë lamtumirën skuadrës zikaltër, ndërsa klubi është gati ta shfrytëzojë këtë moment për të bërë ndryshime në mesfushë.

Mesfushori i Sassuolo-s, Davide Frattesi e ka pranuar ofertën e klubit por duhet të presë largimin e ballkanasit për t’u transferuar te Interi ku do të garojë edhe me Kristjan Asllanin për një vend titullari.

Al-Nassr i Cristiano Ronaldos, klub në pronësi të Ministrisë së Sporteve,  është gati t’i japë mesfushorit rreth 15 milionë euro në sezon, dyfishin e shumës që ai arkëton në Milano.

Pengesa e fundit që duhet kaluar është marrëveshja për kartonin pasi Inter kërkon deri në 25 por klubi arab është i gatshëm të japë vetëm 18.