Akuzohet për përdhunim, Dani Alves thotë të vërtetën e tij dhe ka një kërkesë për “viktimën”

Dani Alves i burgosur në muajin janar për akuzën e përdhunimit ndaj një 23-vjeçareje në Barcelonë, ka vendosur të flasë. Në një intervistë për Mayka Navarro ish-mbrojtësi i Barcelonës aktualisht në burg, deklaron:

“Nuk e di nëse akuzuesja e ka ndërgjegjen të qetë, nëse arrin të flejë natën por unë e fal. Dikush i ka dhënë një këshillë të keqe dhe tani nuk është i zoti për t’u tërhequr. Ju bëj apel ndërgjegjes tuaj.

Nuk ka pasur një natë të vetme që mund të kem fjetur i qetë. E kam ndërgjegjen të pastër. Nuk i kam bërë keq askujt dhe nuk kam bërë asnjë veprim pa konsensusin e palës tjetër. Deri tani është rrëfyer një histori terrori por që nuk ka asnjë lidhje me mua. Hyra në tualet pas vajzës dhe nuk e mbylla derën. I vetmi person të cilit i kërkoj falje është bashkëshortja ime, Joana Sanz”.