Dita e tërheqjes nga futbolli po afron, shokon Lewandowski
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2023, 21:21
Robert Lewandowski është shumë pranë tërheqjes nga futbolli i luajtur edhe pse sot është vetëm 35 vjeç. Ylli polak i Barcelonës mund ta mbyllë karrierën pasi të ketë konsumuar kontratën me klubin katalan. Këtë ai e bën të ditur vetë duke deklaruar:
"Momenti i tërheqjes time po afron dhe nuk mund ta përjashtoj mundësinë që të ndodhë pasi të mbyll bashkëpunimin me Barcelonën.
Vetëm pas përfundimit të kontratës do ta pyes veten a ia vlen të vazhdoj por unë ndihem shumë mirë kur kaloj kohën e lirë me familjen time. Për momentin dua thjesht të respektoj kontratën me Barcelonën".
Robert Lewandowski ka një kontratë që e lidh me Barcelonën në vitin 2026.
