Goditën kapitenin e Fiorentinës në finale, UEFA dënon tifozët e West Ham
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2023, 19:57

Dy ndeshje në shtëpi pa tifozë dhe një tjetër në transfertë për West Ham pas ngjarjeve të 7 qershorit ku mbështetësit e klubit anglez sulmuan me mjete të forta kapitenin e Fiorentinës, Cristiano Biraghi në finalen e Conference League.
West Ham është gjobitur në total me 58 mijë euro ndërsa Fiorentina me 4 mijë për trazirat e shkaktuara nga mbështetësit e skuadrës italiane në rrugët e Pragës.


