Cristiano Ronaldo, asnjë si ai! Rekord Guinness për sulmuesin portugez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2023, 08:35

Një tjetër rekord, i radhës në karrierën e tij të shkëlqyer. Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet edhe pse tashmë është në kufirin e 38 viteve.
Përpara nisjes së ndeshjes eleminatore Portugali-Islandë, ai është nderuar edhe me çertifikatën e rekordit Guinness pasi është lojtari i parë që arrin 200 ndeshje me fanellën e Kombëtares së Portugalisë.
Rreth 20 vite me skuadrën përfaqësuese për CR7 i cili numëron plot 122 gola, rekord absolut edhe në këtë detaj. Ai ka fituar edhe një Europian dhe një Nations League.
