UEFA dënon Jose Mourinho-n për sulmet verbale ndaj arbitrit Taylor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2023, 17:41
Katër ndeshjet e para të sezonit të ri në Europë, Roma nuk do të drejtohet nga Jose Mourinho.
Trajneri portugez është dënuar nga Komisioni i Disiplinës në UEFA për sulmin verbal ndaj arbitrit anglez Taylor në përfundim të finales së Europa League, Taylor.
Trajneri i Romës shfaqi pakënaqësi rreth gjykimit të arbitrit anglez, i cili u akuzua nga klubi italian për njëanshmëri në gjykimin e finales së Budapestit që u fitua nga Sevilla pas 11-metërshave.
