EURO 2024, zyrtarizohet maskota me simbolet e flamurit të Gjermanisë

UEFA zbulon maskotën zyrtare të Euro 2024 që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.

Një arush, i ngjashëm me lodrën e famshme të krijuar në Gjermani në shekullin XX, është figura që do të simbolizojë këtë eveniment ku 24 skuadra do të garojnë për trofeun më prestigjoz të kontinentit.

EURO 2024, zyrtarizohet maskota me simbolet e flamurit të Gjermanisë

Emri i maskotës do të zgjidhet nëpërmjet votimit elektronik që do të hapet në faqen zyrtare të UEFA-s. Kupa e Europës në futboll do të zhvillohet nga 14 qershori deri në 14 korrik, ndërsa maskota vesh atlete futbolli me ngjyrën e flamurit të Gjermanisë.

Kjo ide synon të frymëzojë rreth 10 milionë fëmijë në mbarë kontinentin dhe të zgjoje tek ata dashurinë për futbollin.