Shqipëria kundër Ishujve Faroe. Kush janë kundërshtarët me lojtarë që paradite punojnë dhe pasdite luajnë futboll
Shqipëria kundër skuadrës që përfaqëson vendin e katërt më të vogël të UEFA-s. Kundër Ishujve Faroe, skuadër modeste në emra dhe histori, ekipi i trajnerit Sylvinho do të kërkojë 3 pikët e radhës pasi fitorja në transfertën e Torshavn do të jetë detyrim jo vetëm për kuqezinjtë por për të gjithë rivalët e grupit dhe një hap fals në ishullin e vogël mes Islandës dhe Skocisë, do të ishte një gafë e parikuperueshme.
Situata në grup është e qartë, Polonia e vendit të dytë udhëton në Moldavi dhe me siguri Leëandoëski e shokët e tij do të dalin me thesin plot nga kjo transertë prandaj hapi fals i kuqezinjve eshtë një alternativë që në axhendën e kuqezinjve nuk duhet të ekzistojë.
Ishujt Faroe janë anëtarësuar në FIFA në vitin 1988 dhe dy vite më pas në FIFA ndërsa përfaqëssojnë në total 54 mijë banorë të cilët e sigurojnë jetën me peshkim, blegtori dhe turizëm. “Tórsvøllur” është stadiumi modest 6500 vendësh i Torshavn ku sot në orën 20:45 kuqezinjtë do të kërkojnë të hyjnë sa më shpejt në kështjellën hermetike që ka ndërtuar trajneri Hakan Ericson.
Rreth 90 % e skuadrës luan në kampionatin gjysmë-amator. Fitorja 2-1 ndaj Turqisë në shtator, e vlefshme për Nations League ndërsa gjatë dy dekadave të fundit edhe Greqia ka rënë pre e strategjisë mbrojtëse të Ishujve Faroe me humbjen më të rëndë të historisë 1-1 në Pire kundër ishullorëve modestë. Vlera e gjithë skuadrës në total shkon 3.48 milionë euro, krahasuar me Shqipërinë, rreth 70 milionë euro më pak.
Trajneri Sylvinho ka kërkuar që skuadra të mos gjejë alibi dhe të fokusohet vetëm te misioni për të carë murin kundërshtar. Të specializuar në të tilla sfida edhe në të shkuarën, kuqezinjtë kanë në krahun e tyre eksperiencën e hidhur të ndeshjeve si ato me Andorra-n apo Luksemburgun.
Sonte në Torshavn kuqezinjtë do t’i ndërtojnë shpresat te këmbët e lojtarëve që morën përsipër misionin e 3 pikëve ndaj Moldavisë por zëvendësimet do të jenë vendimtare pasi energjitë e skuadrës nuk janë në maksimum pas njën sezoni të gjatë e të lodhshëm që të kombinuar me 90 minutat e Tiranës, mund të bëhen peshë edhe më e rëndë për këmbët e të besuarve të trajnerit brazilian.
