Messi bëhet pjesë e censurës në Arabinë Saudite për 25 milionë dollarë
Nuk pranoi të transferohej në Arabinë Saudite për të luajtur me Al-Hilal por marrëdhënia e tij me mbretërinë e Lindjes së Mesme do të jetë e ngushtë. Ai do të jetë imazh i rëndësishëm i vendit arab.
Ai do të përfitojë 25 milionë dollarë por kontrata i cakton shumë detyrime. “Pleshti” duhet të shkojë minimalisht 1 herë në vit në Arabi dhe të postojë diçka me një hashtag të miratuar nga sauditët.
Marrëveshja ka detyrim kryesor heshtjen. Messi nuk mund të thotë asgjë që vendos në pozita të vështira Arabinë Saudite, vend i përballur me kritika të mëdha përsa i përket të drejtave të njeriut.
Lajmin e bën të ditur gazeta “New York Times” edhe pse nuk është ende e qartë nëse gazeta në fjalë e ka në dorë kontratën mes fituesit të 7 Topave të Artë dhe mbretërisë saudite.
