Lëvizje e zgjuar nga Milani, kuqezinjtë blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit

Të reja të rëndësishme te Milani. Kuqezinjtë kanë shfrytëzuar të drejtën e riblerjes së kartonit të futbollistit Lorenzo Colombo.

Klubi nga Milani e shiti fillimisht sulmuesin te Lecce për 2.5 milionë euro, por bëri një lëvizje mjaft të zgjuar, duke e lënë të rritet profesionalisht te ky ekip ,e më pas e ribleu përsëri për 3.5 milionë euro.

Në sezonin e tij debutues te Lecce shenjat ishin premtuese, pasi Colombo realizoi  pesë gola dhe dhuroi dy asiste në 33 paraqitje në Serie A.

21-vjeçari do të bashkohet shumë shpejt me grupin në Milanello, teksa trajneri Pioli do të jetë ai që do të thotë fjalën e fundit sa i takon të ardhmes së tij.