Sylvinho dhe Ramadani nuk i "zënë besë" ishujve Faroe

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho i shoqëruar nga mesfushori Ylber Ramadani folën nga Torshavn në Ishjut Faroe përparë ndeshjes se tretë eleminatore të grupit E të Euro 2024.

Sylvinho:

"Fusha me bar sintetik nuk duhet të jetë alibi sepse aty do të luajnë edhe kundërshtarët. Mesa unë pashë është në gjendje të mirë. E kam thënë që nuk ka ndeshje të lehta dhe duhet të shikoj në stërvitjen e fujdit se si do ta përgatisim.

Për formacionin do të vendos nesër paradite por në skuadër nuk ka eufori pas  ndeshjes me Moldavinë. Kemi edhe 6 finale dhe nesër pres 100 km/h nga skuadra. Vetëm kështu mund të synojmë kualifikimin.

është një ndeshje shumë e ndryshme nga ajo me Moldavinë, shumë e vështirë. Luajmë ndaj një kundërshtari që mund të përshtatet gjatë gjithë kohës me skema të ndryshme. Janë shumë të fortë në lojën në ajër dhe në goditje standarte".

 

Ylber Ramadani:

"Nuk besoj se fizikisht do të vuajmë pasi jemi të gjithë profesionistë dhe do të japim 100%. Kemi shumë energji pozitive në grup pas fitores me Moldavinë. Këtu duhet të përshtatemi me fushën që në fillim. Nuk ka më ndeshje të lehta, jemi të përgatitur për të luftuar deri në fund. E njoh shumë mirë si ekip sepse kam luajtur 4 vite në Danimarkë e kam një shok që luan me ata. Do të mundohen të na i bëjnë jetën të vështirë".