Albi Doka rikthehet në shtëpi, Tirana njofton transferimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2023, 17:03
Tirana dhe Albi Doka kryqëzojnë sërish rrugët. Ish-mbrojtësi i Kombëtares që u largua nga bardheblutë tre vite më parë, rikthehet në klubin ku u rrit si lojtar.
Tirana njofton arritjen e marrëveshjes për ta riveshur mbrojtësin e krahut bardheblu për tre sezone.
Nënkampionët falënderojnë gjithashtu Budapest Honved që bëri të mundur transferimin e 25-vjeçarit në kryeqytet. Doka është afrimi i dytë i madh pas Liridon Latifit.
