Arabët i duan të gjithë, në shënjestër është Bernardo Silva
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2023, 08:28

Mesfushori kampion Europe Bernardo Silva është ylli i radhës nga Premier League që kërkojnë ta transferojnë në Arabinë Saudite.
Pas Ruben Neves, portugezi tjetër mund të jetë pikërisht lotari i Manchester City, i cili është vënë në qëndër të objektivave arabe ku klubi i Al Hilal ka miliona për të shpenzuar pas refuzimit të Lionel Messi-t.
Pep Guardiola nuk dëshiron ta humbasë por në lojë ka hyrë edhe PSG që po bën gjithashtu maksimumin për ta transferuar nën hijen e Kullës Eiffel. Emra të tjerë të lakuar në Arabi janë edhe Verratti, Saul Niguez, Ziyech, Thomas Partey dhe Umtiti.
