Tjetër “goditje” për Shakira-n, Pique do të martohet me të dashurën

Atë që nuk bëri për 10 vite me Shakirën, Pique do ta bëjë në vetëm 1 vit njohje me të dashurën Clara Chia. Ish-mbrojtësi i Barcelonës do të martohet me bukuroshen 23-vjeçare, me të cilën u njoh në një nga bizneset e tij ku ajo ishte punësuar.

Sipas burimeve pranë çiftit, ata kanë në plan që ta bëjnë të ditur vendimin brenda pak kohësh dhe një gjë e tillë mund të ndodhë brenda këtij muaji.

Një tjetër goditje e rëndë për ish të fejuarën e Pique, Shakira, e cila prej më shumë se 1 viti vazhdon të sulmojë shtatlartin duke e akuzuar për tradhëti.