6 muaj pas Kupës së Botës, Messi flet me emocione për trofeun e fituar në Doha

Lionel Messi jeton me momentin e finales së Kupës së Botës çdo moment. Që prej mbrëmjes magjike të Dohas në muajin dhjetor, “pleshti” nuk arrin t’i shkëpusë mendimet nga triumfi në turneun që nuk e kishte fituar asnjëherë më parë. Në një letër publike 6 muaj nga ai moment, argjentinasi kujton edhe një herë momentet magjike:

“Kanë kaluar 6 muaj që prej dites kur ngrita ne qiell kupën më të bukur prej të gjithave. 6 muaj në të cilët nuk kam rreshtur së menduari për atë që përjetuam dhe se sa shumë luftuam për ta arritur.

Është e pamundur ta përmbledh botërorin në imazhe sepse janë aq shumë saqë nuk mund të futen në asnjë album por në këtë 6 muajor dua të ndaj me ju disa momente që më vijnë shumë herë në mendje dhe më lumturojnë”.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)