Tirana “uragan” në merkato, afron një tjetër emër të fortë në mbrojtje

Tirana “uragan” në merkato, afron një tjetër
Gledi Mici i bashkohet Tiranës duke kompletuar një ditë të madhe për bardheblutë në merkato.

Pas Albi Dokës ishte radha e mbrojtësit të majtë për të zyrtarizuar kalimin te skuadra e drejtuar nga Orges Shehi, i cili ka sot një ognanikë më të kompletuar se sa një javë më parë nëse llogaritet këtu edhe afrimi i sulmuesit Liridon Latifi.

Mici e ka nisur karrierën te Flamurtari ndërsa e arriti kulmin me fanellën e Skënderbeut pas një ndalese 2-vjeçare te Kukësi, ndërsa gjatë viteve të fundit ka veshur fanellën e Shkëndijës dhe sezonin e kaluar atë të Prishtinës.