Kaos te Belgjika, Thibaut Courtois largohet nga skuadra, nuk i japin shiritin e kapitenit

Belgjika ka në përbërje një nga organikat më të talentuara të planetit por mungesa e një lideri në stol dhe probleme në skuadër nuk e kanë ndihmuar ekipin të fitojë diçka të rëndësishme.

Kjo reflektohet edhe gjatë muajve të fundit kur skuadra i është nënshtruar një ronovimi gradual duke nisur që nga stoli por gjithsesi problemet e vjetra vazhdojnë ta mbajnë peng skuadrën.

Rasti më i fundit lidhet me portierin e Real Madrid, Thibaut Courtouis i cili nuk ka pranuar të qëndrojë në skuadër pasi nuk i është dhënë shiriti i kapitenit në mungesë të De Bruyne.

Shiriti është vendosur në dorën e sulmuesit Romelu Lukaku. Portieri më 102 ndeshje me fanellën e Belgjikës, nuk është prezantuar në hotelin e skuadrës përpara ndeshjes eleminatore me Estoninë. Trajneri Domenico Tedesco ka vendosur që për këtë sfidë të rreshtojë në portë Matz Sels.