Akuza shokuese ndaj sulmuesit Anthony: Më burgosi dhe më dhunoi

Sulmuesi i Manchester United, Anthony është vënë në shënjestër të mediave braziliane pas dënoncimit dhe deklaratës që ka bërë ish e dashura e tij për dhunë fizike. Influencer-ja dhe DJ, Gariela Cavallin ka denoncuar në polici lojtarin e Kombëtares së Brazilit, ndërsa në intervistën dhënë për gazetarin Roberto Cabrini ajo sqaron tmerrin e bashkëjetesës me lojtarin.

Akuza shokuese ndaj sulmuesit Anthony: Më burgosi dhe më dhunoi

“Më shtriu në krevat dhe u hodh mbi mua duke më prishur edhe protezën e silikonit. Nuk po mbushesha me frymë dhe më dukej sikur do të vdisja”.

Akuza shokuese ndaj sulmuesit Anthony: Më burgosi dhe më dhunoi

Cavallin shton më tej se ai e ka kërcënuar me vdekjen e djalit të tyre ende të palindur, ndërsan theksoi se ndhej si e burgosur në shtëpi.

“Fshehu valixhet e mija, me mori pasaportën dhe më theu telefonin pasi nuk dëshironte që të largohesha. Unë isha e burgosura e tij gjatë 24 orëve. Do të bëj gjithçka që e vërteta të zbardhet dhe ai të dënohet”.

Akuza shokuese ndaj sulmuesit Anthony: Më burgosi dhe më dhunoi