Lëvizja e papritur, Egnatia nënshkruan me mesfushorin e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2023, 17:59
Tirana humbet një element të rëndësishëm të mesfushës që i bashkohet surprizës së sezonit të kaluar, Egnatias.
Rrogozhinasit nënshkruajnë me Albano Aleksin që do të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për skuadrën rrogozhinase edhe në kuadër të Conference League.
30-vjeçari i jep fund aventurës 1-vjeçare te klubi i Tiranës ku ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm gjatë sezonit të fundit me skuadrën e Orges Shehit ndërsa e ka nisur karrierën me Butrintin për të vazhduar me Luftëtarin dhe Teutën ku fitoi edhe titullin kampion.

