Kryeministri hungarez Viktor Orban vjen sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2023, 08:45
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, do të vizitojë sot Tiranën. Në orën 09:30 do të mbahet ceremonia e pritjes së kryeministrit hungarez Viktor Orbán.
Kryeministria bën me dije se gjatë takimit me kryeministrin Rama, dy homologët do të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe.
Ndërkohë mëoshet se në orën 10:40 dy homologët do të mbajnë konferencë për shtyp.
Orban do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy.
Ndërkohë, pas takimit që Orban do të zhvillojë me Ramën, kryeministri do të ketë dhe një vizitë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.
