Universiteti CIT nga 21 shtete, Abazi: Urë në shërbim të studentëve
Teknologjia është motori i zhvillimit botëror ndaj dhe përgatitja e studenteve është sfidë e rëndësishme.
Kjo temë u diskutua në konferencën e institutit kandez të teknlogjisë në Tiranë me pjesëmarrjen nga 21 shtete. Merita Xhumari theksoi nevojën e përfshirjës të të rinjve.
"Për brezin e ri është e rëndësishme që të marrin njohuritë të fitojnë aftësitë për të qënë të aftë të zhvillojnë përpara vendin e tyre në të gjitha fushat e jetës," tha ajo.
Rektor Sokol Abazi u shpreh se kjo konference shërben dhe si një urë në shërbim të studentëve.
"Ne përpiqemi të mbajmë kontakte shumë të ngushta dhe me bizneset në Shqipëri. Qëllimi ynë është që studentët pasi mbarojnë punë këtu të vihen në funksion të atyre bizneseve dhe të gjejnë punësim menjëherë," tha ai.
Prof Dr. Ismail Kocayusufoglu dekan i departamentit të inxhinerisë listoi pjesëmarrjen e vendeve partnere dhe rëndësinë e saj.
Të ftuarit shprehën vlerësimin për organizimin.
Në panel u shpërndanë edhe çmime vlerësuese për kontributin e dhënë në këtë fushë.
Pjesë e panelit ishin profesorë dhe lektorë të universiteteve ndërkombetare të cilet diskutuan qasjet disiplinare ndaj digjitalizimit dhe rritjes ekonomike.