VIDEO/Aksident i rëndë në Tiranë/ Makinat bëhen copash në Yzberisht, ka të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2023, 00:28
Në orën 00:05 ka ndodhur një aksident i rëndë në bulevardin "Migjeni", në zonën e Yzberishtit.
Një automjet tip "Benz Mercedez" dhe një "Smart" janë përplasur me njëri-tjetrin, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit.
Policia dhe mjekët po punojnë për nxjerrjen e shoferit të Benzit nga makina.