Zyberaj: Puna në televizion është një ëndërr e plotësuar e imja

Anila Zyberaj, Spikere e Ora News ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musaj ku foli për eksperiencën e saj në media. Zyberaj thotë se puna në televizion është një ëndërr e plotësuar e saj.

Ajo tregoi se dhe pse ishte marrë me prezantimin e disa spektakleve në shkollën e saj vendosi të bëjë disa prova për në ekran.

Zyberaj thotë se për rrugëtimin në Ora News i është falenderuese Drejtorit të Informacionit që e ndihmoi të ecë para.