Dogjani: Shqipëria të dalë me një qëndrim për situatën në Kosovë, nëse sulmohemi marr armët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2023, 21:50
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Asllan Dogjani, Deputet i PD-së u shpreh se vendi ynë duhet të dalë me një qëndrim për situatën në Kosovës.
Dogjani: Duhet të dalim me një qëndrim për situatën në Kosovës, i jemi mirënjohës SHBA-ve dhe BE-së sepse ata e kanë çliruar Kosovës, por ne si shqiptarë dhe si kuvendi i Shqipërisë, duhet të dalim me një qëndrim. Unë kërkova që të dënojmë dhunën.
Unë në kuvend thash si replikë, nuk kam bërë thirrje për të marrë armët, ama kam thënë se jam i gatshëm që të marr armët të luftoj për Shqipërinë nëse sulmohemi. Sot është koha për dialog me ndërkombëtarët dhe për të folur.
