Gazetarja Sonila Musaj: Bab i’a dola, shpresoj të të kem bërë krenar

Moderatorja e emisionit “Epiqendër” dhe Gazetarja e Ora News Sonila Musaj tregoi shkurtimisht si ajo e ka nisur karrierën e saj në botën e televizionit.

Musaj: Mbaj mënd në fillim kur i’u futa botës së gazetarisë nisa në një televizion lokal por babai im nuk ishte dakord. Por me vitet ai e kuptoi që ky profesion ishte dëshira ime dhe ajo që unë e bëja me kënaqësi. Unë ndoqa pasionin dhe jam e sigurt që im atë sot është i lumtur që i’a dola dhe mendoj se kam arritur që ta bëj krenar deri diku.