VIDEO/ Skandaloze në Fier! I riu dhunon dhe tërheq zvarrë të moshuarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, përballë vendit të quajtur Block 13. Sipas raportimit të qytetarit, një i ri ka përdorur dhunë fizike tek një i moshuar.

Siç shihet edhe nga pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, i riu i veshur me një bluzë të kuqe, dhunon me duar, shkelma dhe tërheq zvarrë të moshuarin në një lulishte të qytetit.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje, teksa qytetari shkruan se kanë raportuar policinë pasi kanë parë aktin e dhunës nga i riu, por efektivët kanë shkuar me vonesë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë nuk dihet edhe nëse dhunuesi dhe i dhunuari njihen me njëri-tjetrin, por në video shihet që pavarësisht dhunës, askush nuk shkon të qetësojë situatën.