Gazetarja e Ora News, Mola Luku: Punën e bëj me pasion, terreni është dashuri

Gazetarja e Ora News Mola Luku ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musaj ku foli për eksperiencën e saj në media. 

Mola Luku: Doja që ta provoja terrenin por e mora me frikë në fillim. Më pas me kalimin e kohës u dashurova aq shumë me terrenin saqë kur ndonjëherë kur nuk ka shumë punë dhe rri në redaksi mërzitem dhe them po të rri në redaksi do të çmendem pasi terrenin e dashuroj vërtet dhe e bëj me shumë pasion.