Çela: Gazetarët e Televizioneve opozitare shpesh hasin mungesë bashkëpunimi me institucionet

Gazetarja e  Syri Tv Fjona Çela ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musaj ku foli për vështirësitë që ajo ndeshet në terren.

Çela tha se periudha më e vështirë për të ka qenë Covid 19 pasi ka qenë një situatë e panjohur si për mjekët por dhe për gazetarët në përgjithësi. Ajo thotë se ka pasur reagime të shumta të qytetarëve të cilët në disa raste nuk e kuptonin punën e saj.

“Në shumë raste ishte e vështirë që të shkoje në redaksi pa një temë. Vështirësitë i hasim thuajse çdo ditë por ne kemi një përgjegjësi shumë të madhe për ti ndihmuar por nga disa institucione nuk kemi shumë bashkëpunimin dhe sidomos kjo ndodh ndaj atyre gazetarëve që punojnë në televizione opozitare u shpreh Çela në fjalën e saj.”