Burimi: Amerikanët duan ta joshin Vuçiçin, i kanë thënë edhe Ramës të pajtohet me të

Në “Drejt” nga Luan Rama, Genc Burimi, Gazetar Radio Francë u shpreh se amerikanët kanë menduar që me Vuçiçin me mirë të zgjedhin rrugën e joshjes sesa atë të forcës.

Burimi: Amerikanët kanë menduar që me Vuçiçin me mirë të zgjedhin rrugën e joshjes sesa atë të forcës, për ta shkëputur atë nga Rusia. Kjo gjë iu dha si gjë Ramës, që të pajtohet me Vuçiçin dhe të pranojë Vuçiçin. Këtë ia kanë dhënë amerikanët.

Rama duke u dhënë të drejtë amerikanëve në Kosovë, do të thotë se ata kanë të drejtë edhe në shqipëri për non grata. Në Kosovë ke një luftë politike të pastër. E vetmja pikë e dobët e Kurtit është prishja me ndërkombëtarët dhe futet klasa politika e Kosovës.