Shqipëria synon t’i imponohet Kosovës edhe në...futboll. Bulku kërkon fitore

Në një kohë që tensioni mes Tiranës dhe Prishtinës është i madh për shkak të përplasjeve në nivel politik, sporti do të synojë ta zbusë disi situatën. Një “vëllazërore” mes skuadrave U-19 të dy vendeve është ndoshta vendimi më i mirë i marrë nga dy federatat por gjithsesi në fushën e lojës të gjkithë do të kërkojnë të fitojnë. Këtë mendim ka edhe trajneri i Shqipërisë U-19, Ervin Bulku.
Takimi do të luhet sot në orën 18:00 në “Kukësi Arena” ndërsa tekniku kuqezi debuton sot në krye të pankinës së ekipit kombëtar U-19 në një ndeshje të veçantë si kjo ndaj Kosovës.
“E njohim shumë mirë grupin, sepse e kemi pasur edhe para dy vitesh. 7-8 lojtarë që i përkasin vitlindjes 2006 dhe që ne i kemi ftuar në këtë grumbullim, i kemi pasur edhe më parë në Elite Round. 2-3 lojtarë i kemi grumbulluar për herë të parë. Kemi thirrur 26 lojtarë duke parë që është ndeshja e parë miqësore dhe ndeshja ime e parë si trajner i ekipit Kombëtar U-19. Po shikojmë nga afër çdo lojtar dhe pastaj do të bëjmë vlerësimin për secilin futbollist dhe kush do të jenë ata që do të vazhdojnë rrugëtimin për në kualifikueset e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.
Çdo ndeshje miqësore dhe çdo kundërshtar na ndihmon shumë dhe për të formuar grupin, për të qenë sa më të gatshëm për Europianin”.
