“Ne jemi krenarë me ty”, Federata Turke mbështet Calhanoglu pas finales

Hakan Calhanoglu nuk ia doli të ishte protagonist në finalen e madhe të Champions League, ku Interi u mund 1-0 në Stamboll nga Manchester Cityt. Federata Turke e Futbollit ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh mbështetje për kapitenin e Kombëtares.

“Na bëre krenarë në kompeticionin më të madh të futbollit në Evropë, kapiten! Ne jemi krenarë për ty”,- shkruhet në postimin e Federatës Turke. Vlen të theksojmë se finalja u luajti në Stadiumin “Ataturk”.