VIDEO/ Shaqiri protagonist, gjen golin e parë sezonal në MLS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2023, 19:21
Xherdan Shaqiri protagonist. Lojtari shqiptar ka shënuar golin e parë sezonal në MLS me fanellën e Chicago Fire.
Shaqiri “tundi rrjetën” ndaj Columbus Creë, në ndeshjen e humbur 1-2 në shtëpi. Të parët që shënuan ishin mysafirët me anë të Cucho, ndërsa ekuilibrat u vendosën nga futbollisti i përfaqësueses zvicerane. Në fundin e sfidës, Lucas Zelarayan realizoi golin e fitores.
Në edicionin e parë në MLS, Xherdan Shaqiri ka luajtur 29 ndeshje, ku ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 12 herë. 31-vjeçari ka veshur më parë fanellën e Stoke, Liverpool dhe Lyon.