Inter nuk ka kohë për të humbur, zikaltërit planifikojnë të ardhmen, takim edhe me Inzaghin

Simone Inzaghi do të ketë disa ditë pushim para takimit me Interin javën e ardhshme ku do të diskutohen planet për të ardhmen.

Zikaltërit dhuruan një paraqitje të mirë në stadiumin Ataturk të Stambollit, por kjo nuk mjaftoi për të mposhtur Manchester Cityn e Pep Guardiolës, teksa ndeshja përfundoi me humbjen e 1-0 në finalen e Champions League.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, pas pak ditësh do të shkruhet edhe lista e merkatos. Sa i takon qëndrimit të Inzaghit, duket diçka e sigurtë.