Nga Dortmundi te Reali i Madridit për 134 milionë euro

Dortmundi ka konfirmuar shitjen e Jude Bellingham te Real Madrid. Është zyrtarizuar marrëveshja e Dortmundit me Real Madridin për transferimin e Jude Bellingham! 

Pas informacionit të “Athletic” që fliste për një marrëveshje mes dy palëve, westfalianët konfirmuan marrëveshjen dhe kalimin e mesfushorit anglez te merengët.

Në njoftimin e lëshuar, gjermanët sqarojnë peizazhin rreth kostos së transferimit, e cila në total do të shkojë në shumën e 134 milionë eurove!

Në veçanti, Reali pranoi t’i paguajë Dortmundit shumën fikse prej 103 milionë euro, ndërsa 31 milionë euro të tjera janë përfshirë në formën e bonuseve.

Një marrëveshje në fakt që është nënshkruar nga të dyja palët, ndërsa nënshkruhet edhe kontrata e re e Bellinghamit, i cili shtrëngoi duart me Realin për bashkëpunim deri në verën e vitit 2029.

Kështu merengët kanë përfunduar transferimin e parë dhe po përgatiten për të rradhët, pasi presin një verë mjaft aktive në Madrid.