Partizani, largohet trajneri kampion, klubi i kuq njofton ndërprerjen e bashkëpunimit

Giovanni Colella nuk mundi ta shijonte më shumë se një javë titullin kampion të fituar me Partizanin pasi vendosi largimin e tij. Njoftimin e bën klubi i kuq duke vënë theksin se faktin që lëvizjen e ka bërë tekniku dhe jo drejtuesit.
Komunikata e Partizanit:
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas nje viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION… Falenderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P”.
