Olympiacos-Real Madrid në finalen e Euroleague, Barcelona k.o

Olympiacos dhe Real Madrid do të ndeshen në finalen e Euroleague 2023. Skuadra greke eliminoi Monaco në gjysmëfinale pas një ndeshjeje me dy fytyra. 

Aleksandar Vezenkov me 19 pikë dhe Kostas Papanikolaou me 15, ishin dy basketbollistët më të dalluar në triumfin e Olympiacosit.

Te Monaco u dalluan Mike James dhe Elie Okobo, me nga 17 pikë secili.

Olympiacos në finale do të takohet me Real.Madrid që kaloi në El Clasico Barcelonën 78-66. Pjesa e dytë thjesht fantastike pëe Los Blancos që sigurojnë biletën e finales që do të luhet të dielën në orën 19:00 në Kaunas.