Skënderbeu shpallet sërish kampion…i Kategorisë së Parë

Rikthehet me një trofe në Superiore ekipi i Skënderbeut që pas një sezoni në Kategorinë e Parë arrin të dominojë dhe bashkë me Dinamon siguron biletën mes më të mirëve. Ndërkohë, gjatë këtij sezoni ata arritën të lënë pas të gjithë kundërshtarët.

Korçarët nuk fituan dot me Lushnjen, por përfituan nga humbja e Dinamos me Luzin. Në këtë mënyrë, skuadra e Gvozdenovic ngjitet si vendi i parë në elitë. Përsa i përket pjesën tjetër të së Parës, Flamurtari, Tomori, Apolonia dhe Korabi janë katër ekipet që do të shkojnë në play-off, duke kërkuar biletën e fundit për Superioren.

Burreli dhe Lushnja do të luajnë play-out për të qëndruar në këtë kategori. Një kategori më poshtë bien zyrtarisht Oriku, Turbina, Tërbuni dhe Besëlidhja.