Real Madrid blindon Vinicius me pagën faraonike, braziliani barazon Halaand

Vinicius Jnr. do të nënshkruajë një kontratë milionere në fund të këtij sezoni për t’u bërë një nga lojtarët më të paguar të kontinentit.

Real Madrid i ka ofruar rreth 23 milionë euro në sezon, shumë që e përfiton edhe Halaand aktualisht te Man. City dhe në këtë mënyrë, dy sezonet e fundit të brazilianit në nivele shumë të larta, shpërblehen nga klubi “Los Blancos” që kërkon ta zgjasë kontratën deri në vitin 2027.

Vinicius ka shënuar 45 gola në dy sezonet e fundit, përfshirë edhe atë të finales së vitit të kaluar në UEFA Champions League kundër Liverpool që i dhuroi skuadrës spanjolle trofeun e 14 për një tjetër rekord historik. Në këtë mënyrë, paga e tij do të trefishohet ndërsa me kontratën e re, Vinicius do të parakalojë edhe dy yjet e skuadrës, Benzema dhe Kroos.