Juventus në telashe të mëdha, do të gjykohet edhe për çështjen e pagave të fshehta

Juventus në telashe të mëdha, do të gjykohet edhe për
Federata Italiane e Futbollit do të kërkojë gjykimin e Juventusit për çështjen e fshehjes së pagave. Prokurori Chine ka kompletuar dosjen kundër bardhezinjve dhe tashmë çështja do të kalojë në gjykim që mund të mbyllet brenda muajit qershor.

Të gjithë ish-drejtuesit e klubit torinez duke përfshirë Agnelli-n, zëvendësin Nedved apo Cherubini-n janë gjithashtu të hetuar ndërsa Juventus është nën akuzë edhe për plusvalencat e modifikuara në operacionet e merkatos me klubet Atalanta, Sassuolo, Udinese, Bologna dhe Cagliari.

Sipas prokurorisë, edhe këto klube do të hetohen por kjo do të ndodhë në një moment të dytë. Në rast se akuzat konfirmohen nga gjykata, atëherë klubi rekordmen i Italisë rrezikon vërtet shumë dhe dënimi mund të shkojë përtej heqjes se pikëve për sezonin aktual.