VIDEO/ Roma në finalen e Europa League, Mourinho kalon me vështirësi Bayer Leverkusen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2023, 22:59
Një vit pas suksesit në Conference League, Roma siguron një finale tjetër europiane nën drejtimin e Jose Mourinhos. Trajneri portugez dhe skuadra italiane presin biletën e finales së Budapestit në 31 maj për ndeshjen e fundit të Europa League.
Ndeshje shumë e vuajtur në Leverkusen ku italianët mbrojtën fitoren minimale të ndeshjes së parë dhe e bënë këtë me mjeshtëri. “Aspirinat” sulmuan me të gjitha forcat por nxitimi, mungesa e cinizmit dhe fati nuk i ndihmuan që minimalisht ta barazonin rezultatin e përgjithshëm.
Në minutat e fundit Roma bëri gjithçka për ta vonuar sa më shumë ndeshjen me ndërprerje të shpeshta dhe strategjia e Mourinhos funnksionoi. Luzitani dhe Roma e tij në në finalen e madhe të Hungarisë.
