Pamje të reja rreth sherrit, ja si sulmohen lojtarët e West Ham në Alkmaar

Mediat dhe rrjetet sociale publikojnë pamje të reja që lidhen me përplasjen fizike mes lojtarëve të West Ham dhe tifozëve të AZ Alkmaar në fund të ndeshjes ku londinezët fituan dhe siguruan finalen e Conference League.

Nga kjo video duket qartë dhuna e ushtruar ndaj miqve të cilët kërkuan të mbronin familjarët dhe tifozët e tyre nga sulmi i ultrasve të AZ Alkmaar.