Napoli, Spalletti drejt lamtumirës, ja emrat që mund ta zëvendësojnë

Luciano Spalletti mund t’i japë lamtumirën Napolit edhe pse riktheu titullin pas 33 viteve mungesë. Mosmarrëveshjet me presidentin De Laurentiis kanë bërë që palët të jenë shumë të diferencuara në qëndrime, ndërsa klubi ka nisur punën në heshtje për të gjetur zëvendësuesin e trajnerit toskan.  

Antonio Conte është nëkrye të listës së dëshirave pasi ka karakteristikat e trajnerit fitues dhe Napoli dëshiron ta vazhdojë ciklin e nisur edhe pse shumë lojtarë mund të largohen në merkaton e verës.

Roberto De Zerbi është gjithashtu në lupën e vëzhgimit të presidentit De Laurentiis dhe fakti që ka qenë lojtar në këtë skuadër, mund ta lehtësojë më shumë misionin e klubit të kaltër.

Në listë por më pak të kuotuar figurojnë edhe trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini dhe ai i Fiorentinës, Vincenzo Italiano.