Legjenda e tenisit njofton tërheqjen, dëmtimet e shtyjnë drejt lamtumirës

Rafael Nadal nuk do të luajë në Roland Garros, turneun që e ka fituar më shumë se kushdo tjetër ndërsa shton se vitin e ardhshëm do t’i japë lamtumirën edhe tenisit profesionist. Fituesi i 22 turneve grand slam po përndiqet nga dëmtimet e rënda që gjatë 4 apo 5 viteve të fundit e kanë kushtëzuar karrierën e tij në mënyrë të dukshme ndërsa deklaron:
“Tërheqja që kam pasuar nuk është përmirësuar siç do të dëshiroja prandaj bëhet e pamundur që të shkoj në Roland Garros. Do të mungoj në këtë turne pas shumë vitesh. Mund ta imagjinoni se sa e vështirë është për mua një gjë e tillë por trupi im vendosi kështu.
Vitet e fundit kanë qenë të vështira sepse nuk kam pasur vazhdimësi. Nuk kam një datë të saktë për rikthimin, ndoshta në fund të vitit për turneun e Kupës Dejvis. Ky do të jetë viti im i fundit në tenis dhe dua ta mbyll sa më mirë”.
