Italia me tre finaliste në tre kupat europiane, Fiorentina sfidon West Ham në Conference League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2023, 23:47

Do të jetë një finale anglo-italiane ajo e Conference League në Pragë në datën 7 qershor. Fiorentina bën mrekullinë në Basel pasi shënoi golin e rezultatit final 3-1 me autor Barak duke kaluar skuadrën e Taulant Xhakës që nuk arriti të ruante avantazhin e parë 2-1 por e çoi ndeshjen në shtesë ku në minutën e 130 skuadra vjollcë gjeti forcën për të shënuar golin e finales.
West Ham është skuadra e dytë që siguron biletën e ndeshjes së fundit pasi fitoi 1-0 në Holandë kundër AZ Alkmaar duke shfrytëzuar edhe suksesin 2-1 të ndeshjes së parë. Në këtë mënyrë, “Çekanët” gjejnë një finale të rëndësishme për imazhin dhe të ardhmen e klubit.
