Sfumohet Shqipëria, ja ku do të luhet finalja e Kupës së Greqisë, AEK-PAOK

Frika nga trazirat që mund të shkaktojnë tifozët e AEK dhe PAOK në finalen e Kupës së Greqisë, e planifikuar për t’u zhvilluar në 24 maj, i detyroi drejtuesit e federatës greke të kërkonin një stadium jashtë vendit.
Pasi Qipro refuzoi për të pritur sfidën, pati kontakte të rëndësishme me presidentin e FSHF, Armand Duka, i cili ka dy variante, datën 19 maj në “Air Albania” ose 24 në “Elbasan Arena”.
Pas disa orësh reflektim, federata greke vendosi që ndeshja të luhet në qytetin e Volos mes Athinës dhe Selanikut. Në stadiumin e qytetit bregdetar ku Kosova luajti në muajin qershor kundër Greqisë, sfida e Kupës do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Nuk ka ende një vendim zyrtar por është pothuajse e sigurt që stadiumi i Volosit do të presë këtë sfidë ndërsa në çdo rast, “Elbasan Arena” do të mbetet një alternativë nëse organizimi në Greqi dështon.
