Lajme të këqija për Milanin, humbet dy lojtarë të rëndësishëm për derbin e kthimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2023, 15:58

Junior Messias dhe Krunic mund të mos jenë në dispozicion të Stefano Piolit për gjymsëfinalen e 16 majit në “San Siro” kundër Interit ku skuadra kampione e Italisë duhet të kthejë disavantazhin e dy golave.
Përveç dy lojtarëve në fjalë që rrezikojnë shumë dhe mund të mos rikuperohen në kohë, Milani ka humbur përfundimisht Benacer por nuk dihet ende nëse pjesë e skuadrës do të jetë edhe Leao, i cili mungoi në 90 minutat e para.
Krunic vuan nga një dëmtim në gjurin e djathtë ndërsa Messias ka një problem në aduktor. Ndërkohë, ndeshjen e nesërme kundër Spezia-s, Pioli do të bëjë një rotacion të bollshëm për t‘u dhënë mundësi titullarëve të rikuperojnë energji për sfidën e së martës.
