Kush është Al-Hilal? Klubi që dëshiron Messin por nuk arriti të transferonte Ronaldon

Lipnel Messi mund të përfitojë 500 milionë euro në sezon nëse nënshkruan për klubin e Al-Hilal që konsiderohet edhe si skuadra e cila ka mbështetjen e plotë të kurorës mbretërore.
Por kush është klubi që po çmend e trazon gjithë tregun e futbollit me shifra të çmendura që po qarkullojnë dhe a është e vërtetë që kjo stemë ka dashur të transferojë fillimisht Cristiano Ronaldo-n?
Në Azi ku ka fituar gjithçka të mundshme dhe transferimi i mundshëm i Lionel Messit do ta bënte një klub të njohur ndërkombëtarisht. Al Hilal do ta kishte transferuar Ronaldon një vit më parë pasi ishte klubi i parë arab që e kërkoi luzitanin, por për shkak të dënimit që ka marrë ky klub nga FIFA, ishte e pamundur që marrëveshja të finalizohej.

Me 65 vite jetë, Al Hilal është klubi dominues në Arabi ku ka fituar 18 tituj, ndërsa në Azi numëron 4 Champions League. Finalistë në Botërorin e Klubeve ku u thyen 5-3 nga Real Madrid, ndërsa këtë sezon nuk ka mundësi të triumfojë në kampionat pasi ndodhet në vendin e katër dhe titulli i katërt rresht mbetet i një objektiv i paprekshëm.



