Vllaznia shpallet kampione, skuadra e Elvis Plorit fiton titullin

Vllaznia U-21 shpallet kampione e Shqipërisë për këtë grupmoshë. Sezoni 2022-2023 dominohet nga kuqeblutë të cilët mbyllën zyrtarisht çështjen e titullit pasi fituan në ditën e sotme kundër Teutës me rezultatin 3-2.

Me këtë sukses, Vllaznia e çon në plus 7 pikë diferencën me vendin e dytë që mbahet nga Bylisi dhe në këtë mënyrë, shkodranët rrëmbejnë titullin kampion.

Festa e zyrtarizimit si kampionë të vendit, do të zhvillohet pas ndeshjes së fundit të kampionatit. KF Vllaznia uron të gjithë futbollistët e këtij ekipi dhe stafin teknik me në krye profesor Elvis Plorin, për këtë sukses të tyre.